Rama: Po negociojmë një tjetër kontratë me Astra Zeneca që të nisim vaksinimin masiv

11 Mars 2021, 14:14

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se do të nise vaksinimi masiv për të ndërprerë hallkat e zinxhirit të infektimit. Rama tha se kanë marrë konfirmimin nga Asta Zeneca.

‘Në fund, kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina nga AstraZeneca, dhe kemi mundësi dhe një kontratë tjetër për vaksinim masiv javët e ardhshme. Për të lehtësuar sezonin turistik që këtë vit, dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti. Do sigurojmë që të kemi dozat për rivaksinim nëse ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse COVID nuk do të zhduket. Nuk do të tretet, por mes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët.'- tha Rama