Rama: Po prisnim ta shihnim Zarifen me fustan nusërie, po e përcjellim me flamurin kuq e zi

10 Maj 2019, 13:24

Kryeministri i vendit, Edi Rama është prekur gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ushtarakes Zarife Hasanaj.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Forcave të Armatosura që luftojnë çdo ditë për të mbrojtu atdheun.

Fjala e plotë e Ramës:

"Ushtaraken, të ndjerën Zarife Hasanaj. Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nuserisë në pragun e derës në krahë të dhëndrrit po e percjellim me flamumrin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatusora. Në prani të motrave dhe të vëllait të saj pranë prindërve, ndjejmë boshllëkun e pangushëllueshëm. Në praninë e shokëve dhe shoqeve lidhur në besën e këtij flamuri që na jep nder për të cilin Forcat e Armatosura janë  betuar të sakrifikojë jetën në mbrojtje të ardheut dhe amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuq e zi i dëshmores më të re të Forcave të Armatosura të Republikës. Përultësisht shpreh ngushëlimet e mia më të ndjera si kryeministër si qyterë dhe si prind e vëlla,  prindërve motrave, vëllait dhe të gjthë të afërmit të vajzës , që tanimë  u përket të gjithë atyre që ikën dhe vijnë nëktë botë më emrin shqipatrë. Vajza e mbështjellë në flamurin shqiptarë të mishërimit të përditshëm i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Që krijojnë përdit  qënien e Forcës së Armatosur të Republikës së Shqipërisë. Vajza dhe Djem që jetojnë çdo ditë në misione që të na mbrojnë të gjthë ne nga çdo kërcënim i jashtëm . Në bashkësinë e madhe ku familjes së popujve të rreshtuar në anë e duhur të Shqipërisë në çdo sfidë të NATO-s. Dëgjojmë për ta shumë pak në të përditshme i admirojmë kur shfaqen në kohë të vështira. Luftojën për të shpëtuar jetë njerëzish. Teksa e perditshmja jonë vijon ata vazhdojnë larg syve tanë të bëjnë cdo sekond të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë. Për të siguruar vendin e dinjitetshëm të SHq në rreshtat e NATO-s. janë vajza e djem, burra e gra që sot në këtë moment të dhimbshëm ta kujtjnë më shumë se asnjehrë fjalën që thotë hetoi është i zakonshëm që ka fuqinë të durojë dhe t këmbëngul për vëhtirësit. Në 2013 Zarifia është titulluar me gradën nëntertar. Më bëri përshtypje përpikmëria. Ishte e përpikët në detyrë. Vepronte mëpërpikmëri. Sot flamuri ynë rri në gjysmështizë për të vajtuar në heshtje të përjetshme të parën vajzë që ndahet nga jeta nga FA për shkak të detyrës, në flamurin kuq e zi do të bëjë rrugtimin e fundit. Mbi kryet e saj do të jetë nëna Shqipëri. Ne të tjerëve nuk na betet gjë tjetër që ta kujtojmë. Ta kujtojmë jo vetëm falë përpikmërisë së datave të shënuara por edhe duke u përpjekur që të mos e harrojmë në të përditshmen tonë amanetin e tyre. U prehtë në paqe dhe na ndriqoftë bashkë me me të irët në cdo hap të rrugës sonë drejt të nesërmes", ka deklaruar kryeministri Rama.

    No videos found.