Rama: Politika shqiptare në stad adoleshenti, hera e parë që BE ndërhyn në politikën e një shteti

4 Qershor 2020, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 14:43:00

Bashkimi Europian për herë të parë ndërhyn në politikën e brendshme të një shteti për një sistem Kod Zgjedhor. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në parlament, ndërsa e cilësoi politikën shqiptare në stad adoleshenti. Edi Rama sqaroi se nuk kishte qenë ai që i kërkoi ambasadorët në tryezë, por Partia Demokratike.

"BE përherë të parë ndërhyn në politikën e brendshme për një sistem apo Kod zgjedhor. Kjo falë të gjithë baltës dhe sherrit nga pala që nuk është këtu sot duke përdorur lidhjet e saj. Në draftin e Bundestagut gjerman dhe pastaj të përfshirë nga KE, në variantin e parë ishte konsensus dhe është hequr pikërisht për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen dhe është vendosur një korrnizë të qartë, ku palët nuk mund të dalin nëse nuk duan të dalin për vullnetin e tyre, asnjëra nuk mund të detyrojë tjetrën për të mos dalë nga rekomandimet e OSBE-së. Në draftin e Bundestagut thuhej një reformë mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-së, miratuar në parlament. Kjo bazë votohej në parlament kur dikush tenton ta bllokojë jashtë parlamentit. Ne preferuam që të durojmë.

Edhe pse puna e bërë me ekspertët ishte evauruese në raport me rekomandimet, ne nuk erdhëm në fund të vitit të shkuar në parlament për ta votuar, pasi e konsideruam më të rëndësishme që të prisnim për konsensusin, një shpresë që nuk e kam pasur asnjëherë, dhe unë e di pse, sikur e dimë shumica e shqiptarëve. Megjithatë preferuam që të presim, pastaj u vendos afati 31 maji, por nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq që në vitin 2020, politika shqiptarë ka nevojë akoma për ambasadorë që të hyjnë në mes, që të bëjnë përkthyesin shqip shqip për të lehtësuar procesin e komunikimit.

    No videos found.