Rama poston video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe: Shumë shpejt e hapur edhe për vizitorët

21 Qershor 2020, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2020-06-21 09:56:27

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë. Kryeministri thotë se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë u hap më 7 mars të vitit 1887.

MIRËMËNGJES 

me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para. Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët,"-shkruan Rama.

 

    No videos found.