Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook nga gjobat që ka vendosur sot policia për të pabindurit që kanë dalë nga shtëpia pa autorizim. "U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund" shkruan Rama.
Rama poston videon: Autorizim ose gjobë! Masat e reja do garantojnë lirinë me pikatore
No videos found.