Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar sot në Instagram një video për të treguar se ka përfunduar tashmë një segment prej 12 km rrugë dytësore në Milot që të lidh me Rrugën e Kombit.
“Milot-Nyja e Re që lidh Rrugën e Kombit aty ku deri dje kishte vetëm një shteg rreziqesh”,- shkruan kryeministri në Instagam.
Në video duket edhe momenti kur bashkë me ministrin e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, Rama inspekton nga afër punimet për ndërtimin e këtij segmenti.