Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës. Mbledhja e dy kabineteve do mbahet në ambientet e fototekës kombëtare “Marubi”, ndërsa Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e takimit.Disa marrëveshje të rëndësishme me interes të ndërsjellë pritet të firmosen gjatë këtij takimi. Report Tv ka siguruar edhe axhendën e mbledhjes së dy qeverive e cila do zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta, nga ora 10:00 deri në 12:30. Ceremonia e pritjes së delegacionit qeveritar malazez nis në orën 10:00. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare në pedonalen "Kole Idromeno", dy qeveritë do parakalojnë në këmbe deri tek Muzeu "Marubi" ku edhe do të mbahet mbledhja e përbashkët.
Fillimisht takimi do të vijojë me dyer të mbyllura ku do të nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Edi Rama dhe Dashko Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndërsa në orën 12.30 do zhvillohet Forumi i Biznesit Shqipëri - Mal i Zi.
Axhenda e mbledhjes së qeverive:
Mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit Zi në Shkodër.
Ora 10.00 Ceremonia e pritjes.
Ora 10.30 Mbledhja e përbashkët fjalët hapëse.
Ora 11.00 Nënshkrimi i marrëveshjeve.
Ora 11.30 Konferenca e përbashkët për shtyp.
Ora 12.30 Forumi i Biznesit.