Rama prezanton platformën 'deputetët që duam'

15 Tetor 2020, 15:36 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 19:36:40

Kryeministri Edi Rama prezanton platformën "deputetët që duam".

"Tre cikle për të vlerësuar deputetë. Do të kenë në dispozicion një adresë online ku do të duhet të cojnë video në të cilën do të shprehin interesi dhe do të japin arsye pse mendojnë që janë zgjedhja e duhur sipas tyre për t'u bërë pjesë e skuadrës sonë dhe një CV të jetës së tyre personale dhe një letër angazhuese. Në do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që mund të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës, do të mirëpresim të rinj dhe të reja jo vetëm në moshë, por në ide, energji e dëshirë dhe jemi shumë të lumtur që të ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin angazhim për të cuar përpara punët e vendit, për të qenë pranë njerëzve dhe shërbimin ndaj tyre", tha Rama ndër të tjera.