Rama: Prindërit në shtëpi të kujdesen për fëmijët, shërbimet vetëm online! Puna nga shtëpia me kompjuter

10 Mars 2020, 16:55

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për të lehtësuar prindërit në këtë situatë ku duhet të qëndrojnë në shtëpi për t'u kujdesuar për fëmijët pas mbylljes së shkollave me dy javë. Njëri prej prindërve të punësuar në sektorin privat dhe publik që kanë një fëmijë në çerdhe, kopsht apo shkollë, do ta marrin pushim. Ky pushim parashikohet nga data 10 mars deri më 23 mars, kur pritet të rinisë procesi mësimor nëse nuk merr tjetër përshkallëzim situata me koronavirusin në Shqipëri. Ndërkohë, Rama tha se çdo punonjës që mund të punojë nga shtëpia me kompjuter nuk është i detyruar të jetë në zyrë. Po ashtu nga nesër, të gjitha sallat e shërbimeve do të mbyllen, dhe të gjitha kërkesat do të bëhen online.