Rama pritet me protesta në Shkodër, militantët e PD bllokojnë rrugën

26 Prill 2019, 10:29 | Përditesimi i fundit: 2019-04-26 10:46:41

Kryeministrit Edi Rama është pritur me protesta mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar aksin hyrës të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut, për të mos lejuar kreun e qeverisë që të kryejë inspektimin e punimeve te Sheshi i Bajzës. Protestës  u janë bashkuar edhe ish- deputet demokratë dhe siç raporton gazetari nga terreni, Ergys Kavaja, ka pasur një përplasje me policinë.