Rama: Pse hesht Basha? Meta e Berisha morën peng Rinasin, bllokuan vaksinat për të nxitur revoltë

8 Prill 2021, 18:44 | Përditesimi: 8 Prill 2021, 18:44

TIRANË- Për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama bën fajtor të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe Ilir Metën, sipas së cilës e kanë marrë peng duke e trajtuar vendin si plaçkë. Për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama thotë se heshtja e tij, tregon shumë, që nuk është gjë tjetër veç se një kukull në duart e dyshes Berisha-Meta.

Rama ka shkuar edhe më tej duke thënë se Meta dhe Berisha tentuan të bllokonin procesin e vaksinimit në vend që shumë njerëz të mos merrnin dozën e dytë të vaksinës dhe të niste një revoltë dëshpërimi, e megjithatë thekson se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të sfiduar.

b.ha./Shqiptarja.com