Rama publikon pamjet: Familja Tokuli dhe Gashi hyjnë në shtëpitë e reja

16 Dhjetor 2020, 09:24

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai ka postuar një video në Facebook ku familja Tokuli dhe Gashi kanë hyrë në banesat e tyre të reja.

Rama thotë se këto janë shembull i banesave që po rindërtojnë, më të mëdha dhe më të forta se sa shtëpitë e familjeve që u prekën nga tërmeti.

"Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e reja të familjeve Tokuli dhe Gashi, shembull i banesave që po rindërtojmë, më të mëdha dhe më të forta, ju uroj një ditë të mbarë" - shkruan Rama.