Rama publikon pamjet nga landfilli i Sharrës: Një pasqyrë e qeverisjes që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën dhe asaj që kemi sot me PS-në

20 Tetor 2020, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2020-10-20 10:33:57

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, e cila kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.

Ndërkohë Rama ka publikuar edhe projektin e tij për landfillin e Sharrës, tek e cila do të bëhet një seleksionim manual që konsiston në vendosjen  e një platforme ku operatorët selektojnë çdo mbetje që konsiderohet e riciklueshme. Kryeministri ka bërë një krahasim mes qeverisjes së Berishës me Bashën, Metën e Kryemadhin, me qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.