Rama publikon pamjet nga Spitali Infektiv, Çomo: Nuk i kemi ezauruar kapacitetet!

10 Nëntor 2020, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 20:50:11

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje nga brenda Spitalit Infektiv ku pacientët luftojnë me pandeminë e koronavirusit si dhe mjekët të cilët bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.

Mjekja Najada Çomo shprehet se spitalet kanë marrë shembull nga spitalet e vendeve ku impakti i koronavirusit ka qenë më i madh. Ajo shprehet se aktualisht kurohen dhe me barna të ndryshme ndërsa disa prej mjekimeve siç janë Remdesiviri përdoren vetëm në kushte spitalore dhe në disa kritere klinike."Që nga fillimi i marsit, rastet i para i takojnë muajit nëntor. Kemi huazuar protokollet e vendeve të para ku u shfaq virusi si në Kinë apo Itali. Ne kemi marrë dhe përshtatur barnat më të mira për këta pacientë. Protokolli përmban shumë elementë. Janë antibiotikët, barnat antiviral. Kanë qenë shumë udhërrëfyes dinamik. Kanë dalë shumë të dhëna të reja. Remdisivir tek ne përdoret, ofrohet nga qeveria shqiptare, dhe mjekohen ata pacientë që kanë kritere klinike. Nuk përdoret në kushte ambulatore por vetëm në kushte spitalore. Plazma imune konvaleshente përdoret gjithashtu në kritere specifike" - tha Çomo.