Tërmeti i 1 qershorit 2019 me epiqendër në fshatin Floq të Korçës dëmtoi 36 shtëpi, ndërkohë që falë masave të marra nga qeveria ato u rindërtuan në kohë rekord. Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vetë banorëve të Floqit, të cilët tashmë janë futur në shtëpitë e reja.
“Në Floq, ku në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit të këtij viti i rrënoi, u ngritën nga e para. U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre, në një dëshmi pak minutëshe mund ta shihni e dëgjoni nga vetë banorët se ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Super punë. Mirënjohje ekipeve që punuan ditë e natë”, tha Rama.