Rama publikon vendimet për 8-të kërkesat: Arsim falas për studentët në nevojë dhe ata ekselentë, pjesa tjetër 50% nga buxheti

26 Dhjetor 2018, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2018-12-26 14:50:45

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me fokus tetë kërkesat e studentëve. Vendimet e qeverisë dhe plani i punës po njofton aktualisht përmes një konference shtypi nga kryeministri Rama, që po bën edhe bilancin e vitit që po mbyllet. Qeveria ka miratuar plot 4 vendime për pikën e parë të studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave të studimeve. Sipas Ramës, ekzekutivi miratoi uljen e tarifës së studimeve si dhe akordimin e bursave për studentët e shkëlqyer dhe ata në nevojë. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Sa i takon investimeve në konvikte, Rama tha se puna ka nisur dhe brenda mandatit të dytë qeverisë do kemi konvikte të rindërtuara. 

    No videos found.