Rama publikon video nga rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

14 Prill 2021, 12:59

Rruga e Arbrit po merr formë dita ditës dhe është afër përfundimit të saj. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga tuneli në rrugën e Arbri, ndërsa pas saj duket Ura e Vashës, një nga urat më të larta në Shqipëri 157 metra. 

Gjatë ditës së sotme Rama ka inspektuar punimet në Rrugën e  Arbrit ku ndodhet dhe Ura e Vashës. Rama shprehet se me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e byepassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Rama tha se edhe për pak kohë  ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë.

Rruga Arbërit, në një nga Urat më të larta në Shqipëri. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e byepassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, shkruan Rama.

Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.