TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga bypass-i i Fierit, duke premtuar se kështu do të duket rruga e re Milot-Thumanë-Rrogozhinë deri në bypass-i i Fierit.
Në videon e publikuar, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët e tij politik.
"Ja kështu do të jetë edhe e tërë rruga e re, Milot-Thumanë-Rrogozhinë e deri në këtë bypass të bukur të Fierit dhe po kështu do të bëhet, pasi të përfundojë së shpejti, edhe bypassi i Vlorës...
*dhe të mendosh që këto e të tjera numëroheshin si të bëra, në kohën e rrugëve që mbetën rrugëve", shkruan Rama.