Rama publikon videon dhe ironizon Kryemadhin: 'Kur Doktoresha i'a kalon Artistit në aritmetikë'

15 Dhjetor 2018, 14:14

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundi një video ku ironizon fjalën e mbajtur për shtyp të Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila bën një lapsus gramatikor kur flet me shifra në lidhje me projketbuxhetin e shpenzimeve buxhetore për arsimin e lartë.

Në deklaratën e saj,  Kryemadhi shprehet: "Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar të bëhet nga 7 miliardë e 500 ml lekë, të kthehet në “14 miliard e 900 e 09 mijë e 916 milion".

“Ai momenti kur Doktoresha i'a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s'ka konkurent), shkruan Kryeministri Rama në Instagram.

    No videos found.