TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka treguar se sa e rëndësishme është marrja e masave kufizuese në kohë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë merr shembullin e dy zonave në Italinë fqinje, Lodi dhe Bergamo, ku direferenca në kohë për të reaguar u reflektua fatkeqësisht në numër të lart viktimash nga COVID-19.
Shefi i mazhorancë i bën një apel të fortë shqiptarëve që të bëjnë durim, teksa paraqet imazhet e ënda në Bergamo ku mbrëmë kamionët e ushtrisë italiane transportonin trupat e viktimës të luftës siç ajo thotë se jemi në situatën me koronavirusit.
Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e veriut. Në Lodi masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.
Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!
Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.
Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunjë, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!
Durim, durim, durim! Nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!", shkruan Rama.