Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër pamje të mrekullueshme nga natyra e bukur shqiptare. Këtë të hënë kryeministri është ndalur në Divjakë, aty ku ju ka prezantuar miqve të tij në ‘Facebook’ Parkun e rilindur Kombëtar të këtij qyteti.
Përmes një videoje të publikuar në rrjet, Rama tregon transformimin e këtij destinacioni turistik, që sipas tij, po vizitohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarë e të huaj.
MIRËMËNGJES dhe me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një javë të mbarë.