Rama publikon videon e të moshuarve që iu ndërtua shtëpia pas tërmetit: Iu gjendëm pranë atyre që humbën strehën

14 Prill, 08:12

Ishin me qindra personat që humbën shtëpinë e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e mes tyre ishin edhe çift Shaqir dhe Nurie Herri, nga Maminasi. Por sot, çifti i të moshuarve gëzojnë një strehë të re mbi kokë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjes këtë të mërkurë me videon e tyre.

"Mirëmëngjes dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama krahas videon.

Shaqir Herri, i paralizuar, tregon se kur tërmeti, në pamundësi për të lëvizur, ndenji pa lëvizur në krevat, bashkë me gruan duke pritur që lëkundja të mbaronte. Ai falënderon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për shtëpinë e re, për të cilën tha se u ndërtua në kohë rekord.

"Na ra tërmeti, na dëmtoi jashtë mase, na frikësoi jashtë mase, unë jam i paralizuar. Kemi ndenjur në strehë, njeri nuk kishim. Punëtorët që solli shteti e sheshuan vendin dhe e bënë gati, shumë faleminderit prej shtetit, na thanë që do e bëjnë shtëpinë shumë shpejt dhe e bënë dhe unë sot jam këtu. Këtë që e ka bërë Edi Rama, nuk e bën dot kush", tha ai.

Bashkëshortja e tij, Nurie Herri, tha se pas tërmetit, ata kishin fjetur jashtë, por me ndërtimin e shtëpisë së re, thotë se ndihet sikur ka lindur për të dytën herë.

"Plakut i thash mos lëviz se ai nuk ecën dot, i thash vër jastëkun në kokë. Në darkë pastaj kemi ndenjur përjashta, mora një krevat portativ dhe e vura plakun aty. Kisha frikë se mos këputej soleta dhe na binte se mure pa hekur ishin ato. Shumë faleminderit shtetit, sikur kemi lindur për së dyti, shyqyr që kemi futur kokën brenda", tregoi ajo.

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha