Rama publikon videon e Voltanës: 29 Nëntori ditë e zezë për Shkodrën

29 Nëntor 2018, 12:40

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social “Instagram” një video në të cilën shfaqet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke komentuar 29 nëntorin, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në video, Ademi dëgjohet teksa shprehet se dita e 29 nëntorit është një ditë e zezë për Shkodrën dhe ka qenë pikërisht komenti i saj që e ka bërë kryeministrin Rama të reagojë. Kreu i ekzekutivit e cilëson komentin e kryebashkiakes të Shkodrës si të pavend dhe tërësisht jashtë kontekstit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan në nota sarkastike Rama, duke iu drejtuar edhe gafës së djeshme të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

    No videos found.