Rama publikon videon: Kartolinë nga Lungomare 2 në Vlorë, plazh publik me 5 yje

15 Prill 2021, 08:16 | Përditesimi i fundit: 2021-04-15 08:37:09

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku shfaq transformimit që ka pësuar Vlora nga investimet e kryera gjatë dy mandateve qeverisëse. Duke paraqitur pamje nga Lungomare 2 që po merr formë dita ditës, Rama shkruan se po përfundon plazhi publik me 5 yje.

Rama shkruan se këto investime do të vijojnë jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë.

Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Lungomare 2 është vijimësi e Lungomares 1 që fillon nga Porti i Vlorës dhe vijuar deri tek tuneli duke transformuar pamjen e qytetit dhe vijës bregdetare. Kjo shëtitore do të lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë.