Sot një nga aleatët më të fortë të Partisë Demokratike është Lëvizja Socialiste për Integrim. Por nëse kjo gjë do të thuhej pak vite më parë askush nuk do e kishte besuar. Kjo për shkak të akuzave të forta që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë më herët nga çadra për këtë forcë politike. Duket se kryedemokrati Basha nuk gëzon një nga cilësitë kryesore të shqiptarëve që është: besa e dhënë.
Nga çadra ku ishte ngujuar prej javësh, ai shprehej se nuk do të bënte kurrë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, por nuk e mbajti fjalën. Gjithashtu, është shprehur se kurrë nuk do të bashkëpunonte apo të krijonte një aleancë më LSI, por as kjo nuk ndodhi. Ky ishte një premtim, për të cilin Basha nuk e mbajti fjalën.
Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje deklaratën e tij, teksa shprehet se nuk do të kurrë "pazar" me LSI.