Rama publikon videon: Me programin tonë 300 qendra shëndetësore kanë dalë në dritë

4 Mars 2021, 08:47 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 09:38:02

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, në rubrikën e tij të përditshme, me qendrat shëndetësore, të cilat ai shprehet se janë transformuar totalisht, Kreu i qeverisë ka publikuar video  të këtyre qendrave shëndetësore se si kanë qenë përpara marrjes së mandatit të tij dhe ndryshimin, siç ai e thekson, që kanë pësuar në 8-vjeçarin e tij qeverisës.

"Gjithçka ishte katastrofë"

"Nuk ka pasur asgjë veçse një shtrat", shprehen infermierët.  Rama shkruan se me programin e tij 300 qendra shëndetësore kanë dalë në dritë.