Rama publikon videon në makinë: 'ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION'

30 Tetor 2019, 12:21

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, teksa ndodhet në një makinë që ecën në mënyrë automatike.

Edhe pse dihet se Kryeministri nuk ka patentë për drejtimin e makinave, ai thotë me ironi, se shumë shpejtë s’do ketë nevojë për patenta, pasi makinat do të ecin vetë.

Ndërsa, ka njoftuar se në Shqipëri, si pak vende të botës, po futen makina që ecin në mënyrë automatike.

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë..”, -shkruan Edi Rama.