Rama publikon videon nga Aeroporti i Kukësit, tregon punimet në 60 sekonda

20 Dhjetor 2020, 09:15

Kryeministri Edi Rama, ka nxjerrë një video 60 sekonda përmes të cilës përcjell pamje nga kantieri ku punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Në videon ku është vënë në sfond një muzikë me çifteli e cila është tradicionale e zonës, tregohen të gjitha këndet ku po kryhen punime.