Rama publikon videon nga COVID 3, mjekja: Pashë një alarm fals se nuk ka shtretër, kjo s'është e vërtet

11 Nëntor 2020, 08:20

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një tjetër video nga COVID 3 aty ku mjekët luftojnë për të shpëtuar jetët e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

"Mirëmëngjes  dhe me Pjesën e Dytë të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.