Rama publikon videon nga kantieri në Laç: Zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit

2 Nëntor 2020, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 09:30:25

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të publikuar nga punimet e kantierit të ndërtimit në Laç, ku po punohet për ngritjen e banesave pas shembjes nga tërmeti tragjik i nëntorit.

"Mirëmëngjes me kantierin e Rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Në këtë kantier do të ndërtohen 13 pallate, 309 banesa individuale, shkolla, kopshte, qendër tregtare, 377 vendparkime, hapësira publike.

Programi i rindërtimit vijon në disa zona dhe përpara vitit të ri pritet që shumica e familjeve që janë të prekura nga tërmeti i nëntorit të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.