Krerët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Madrid. Kryeministri Edi Rama ka ndarë nga Facebook-u i tij çaste nga darka e punës, ku duket se është i gatshëm të filmojë çdo gjë. Në videon e publikuar shfaqen liderë të cilët takohen me njëri-tjetrin si dhe shkëmbejnë biseda.
'Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado'- shkruan Rama.