Rama publikon videon nga stadiumi i Kukësit: Nga 3D në realitet, një selam për përqeshësit

4 Maj 2020, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 14:32:04

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka shpërndarë sot një video të punimeve nga stadiumi i Kukësit, i cili është një projekt i financuar nga qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Rama thotë se ky është një projekt i cili nga 3D tashmë është vënë në zbatim. Stadiumi i ri i Kukësit ka filluar të ndërtohet që nga muaji gusht i 2019, ndërsa pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi për stadiumin ka patur edhe një përplasje mes klubeve të Superligës, pasi drejtues të Partizanit nuk ishin dakord me ndarjen e parave nga FSHF në kohë pandemie, pasi 3.2 nga 4.3 mln euro që dha UEFA i çoi për këtë projekt. Ndërkohë që së fundmi në futbollin shqiptar po synohet paga e luftës.

Sa i përket Ramës, në 'facebbok' ai ka shkruar: "MIRËMËNGJES

me një tjetër projekt të premtuar për Kukësin që po kalon nga 3D në realitet (dhe një selam për përqeshësit e kësaj faqeje, që nuk pushuan së shari e së thëni se ishte thjesht një mashtrim 3D)"

Pak ditë më parë Rama ndau një tkjetër video nga punimet në aeroportin e Kukësit.

    No videos found.