Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të veçantë të jetës dhe karrierës së tij politike.
Gjatë videos me fjalët më të ngrohta dhe të sinqerta paraqitet nëna e kryeministrit, Aneta, e cila shprehet se me vullnetin e tij është i vetmi që mund të çojë vendin përpara.
Ka edhe forcën edhe vullnetin që të çojë këtë vend përpara. Edi është djalë që do të dëshironte çdo nënë të kishte”, tha nëna e tij.
“Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria”, shprehet bashkëshortja e Ramës, Linda në video.
Në videon shfaqe deklarata dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë momenteve më të rëndësishme dhe kulminante politike të Shqipërisë.
Hapat e parë të karrierës së tij të gjatë politike i ka bërë duke qenë ministër i Kulturës nga viti 1998-2000. Me angazhimin e tij Rama arriti që në vitin 2001 të zgjidhej për t’i shërbyer vendit të tij të lindjes, Tiranës, si kryetar Bashkie nga 2001 deri në 2011 ku njëkohësisht prej vitit 2009 u vu edhe ne krye të partisë me të cilën nisi gjithçka, Partisë Socialiste.
Edi Rama është zgjedhur për herë të parë kryeministër në vitin 2013 dhe mban këtë detyrë prej 8 vitesh tashmë.
Në videon e publikuar janë paraqitur edhe momente nga 2 vite më parë ku vendi ynë është goditur nga tërmeti më fatal i viteve të fundit, ku njerëz humbën jetën nën rrënoja dhe dëmet materiale ishin të shumta.
Por si pas çdo situate të vështirë gjithmonë dielli gjen hapësirën e tij për të ndritur mbi kokat tona.
“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama.
