Rama publikon videon shumë të veçantë për të...jo si kryeministër, por si një fëmijë krenar

2 Shtator 2020, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2020-09-02 08:38:23

TIRANË- Në 100 vjetorin e Luftës së Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të publikojë një video që kanë një rëndësi shumë të veçantë, jo si i pari i qeverisë, por si një djalë krenarë për babanë e tij. Rama ka ndarë me miqtë e tij virtual video nga monumeti i bërë në Vlorë për luftën e 20-ës, e cila është bërë nga babai, Kristaq Rama.  

"Mirëmëngjes në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s'rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës", shkruan Rama.