Rama publikon videon, si ishte dhe si u transformua Parku i Liqenit

29 Maj 2019, 09:05

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video të transformimit të Parkut tek liqeni i Tiranës, i cili sot është një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

Përmes videos së publikuar nga kryeministri shfaqen pamjet krahasuese dhe përpjekjeve në të cilat kaloi ky projekt deri në realizimin e tij, duke sjellë në vëmendje edhe protestën e ashpër që përfaqësues të opozitës organizuan asokohe.

Në një fragment të videos shfaqet edhe ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri i cili mbante në brez një armë, teksa përleshej me forcat e policisë.

Ndërsa pamjet e dhunshme të përleshjeve, pasojnë me transformimin që ka pësuar pikërisht kjo zonë sot, që mbledh bashkë qindra fëmijë dhe të rritur.