Rama: Qytetarët në Tiranë do duhet të zgjedhin mes 2 pensionistëve, Luljeta Bozon ose Sali Berishën

9 Mars 2021, 14:19

Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë, qytetarët do duhet të zgjedhin një nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon, teksa nuk ka nguruar që të komentojë me ironi ish-kreun e qeverisë.

"Jam unë i zhgënjyer, qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin mes 2 pensionistëve Luljeta Bozos dhe Sali Berishën. Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët. Për çfarë të votojnë Berishën? Për t'i marrë dhe të djegin palma? Shumë e habitshme dhe nuk dua të përmend emra të tjerë se nuk është çështje emrash, por fenomeni", tha Rama.