Kryeministri Edi Rama foli nga Ohri për miratimin e Reformës Zgjedhore në Kuvend. Ai tha se faza e parë do të miratohet në Kuvend sipas rekomandimeve të BE, ndërsa për pjesën tjetër do ketë vend për propozime. Rama foli edhe për krijimin e një strukture të posaçme për të hetuar krimin e organizuar ku janë të përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët .
"Ne do ta kalojmë reformën zgjedhore në Kuvend sipas rekomandimeve të BE ndërsa për fazën e dytë jemi të hapur për propozime. Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar shumë me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë. Unë kam vendosmërinë të hyjmë në një fazë të panjohur më parë në luftë për krimin e organizuar dhe të ndërmarrin masa kundër KÇK", tha Rama.