Kryeministri Edi Rama, siç u raportua dhe dje në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, është larguar nga Shqipëria për të shkuar në Gjenevë të Zvicrës.
Rama do të marrë pjesë në forumin Ekonomik Botëror. Në një video të shpërndarë në Instastory, Rama ka shpërndarë pamjet nga ky forum, ku para nisjes, kryeministri duket se po shijon pamjet e liqenit dhe luleve përreth.
Pas situatës së tensionuar politike në vend, Rama duket se ka marrë me “sportivitet” dhe uron ndjekësit “Mirëmëngjesi”.