Rama: Rezistenca ukrainase, një shërbim i çmuar për botën demokratike, deri dje të përgjumur

3 Maj 2022, 13:42

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rezistencën e Ukrainës përballë agresionit rus, teksa tha se ata po i bëjnë një 'shërbim të çmuar botës, deri dje të përgjumur, demokratike'

"Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, qëndresa juaj në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës dhe një shërbim i çmuar që po i bëni botës, deri dje të përgjumur, demokratike. Të gjithë e dimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ku çdo ditë që kalon me tmerret e reja e zgjat shtegun e ngushtë drejt paqes. Sot që në Shqipëri vijnë ukrainas që ikin nga lufta, dëshira juaj që nesër ata të vijën në shtëpitë e dyta për pushime me familjen, do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve të gjithë mbështetjen dhe miqësinë tonë", tha Rama.

    No videos found.