Rama: Rikthehet në burg krimineli që nuk justifikon pasurinë! Do i ndalohet dalja nga qyteti

25 Nëntor 2019, 13:29

Kryeministri Edi Rama tha se ndaj personave që ka dyshime të kenë vënë pasuri nga krimi, do të merren masa të tre karaktereve, pasuror, ekonomik dhe personal. Shefi i mazhorancës tha se nuk do të ndalohet vetëm dalja nga territori i Shqipërisë, por do të ndalohet edhe dalja nga një qytet.

"Ndalimi për të dalë nga territori i Shqipërisë, tek perimetri i një subjekti, që nuk mund të dalë nga Fushë-Kruja, Vlora, Shkodra e me radhë, deri tek ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitete me karakter fitimprurës në Shqipëri", tha Rama.

Po ashtu, me vënien nën sekuestro të pasurive të tyre të dyshimta, dhe nëse të dyshuarit nuk i faktojnë në gjykatë burimin e të ardhurave, jo vetëm do të vendoset konfiskimi i tyre, por do të rikthehet sërish në burg për pasuri të pajustifikuar dhe të vënë nga krimi.

"Shtëpia, makina e biznesi në sekuestro preventive nuk mund të shitet. Subjekti duhet të dalë para gjykatës dhe të dëshmojë që këto që ka i ka si pasojë e punës, nëse janë produkte të krimit ato konfiskohen. Kujt do t'i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do të rikthehet në burg për këtë pjesë. Mos harroni që anti-mafia italiane merr edhe pasuritë e të vdekurve", - tha Rama.

Rama sqaroi edhe goditja e fundit në aspektin financiar. Kreu i qeverisë tha se këta subjekte do të përjashtohen nga çdo e drejtë për leje, licenca e autorizime, fondet nga shteti apo koncensionet.

"Këto subjekte përjashtohen nga çdo e drejtë për leje licenca autorizime nga policia e shtetit. Fonde në të gjithë llojet e prokuroritmi, koncensione, PPP, e me radhë, dhe nga çdo kontribut të llojit ndihmë shëndetësore, hipoteka të subvencionuara të mbështetura nga fondet publike", tha Rama.