Gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e ambienteve të reja të spitalit të kirurgjisë në QSUT, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje një situatë nga vitet kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Po shihja këtë foton e sallës së operacionit, ku muret janë veshur me pllaka si të tualeteve, dhe mu kujtua një situatë nga koha kur u zgjodha kryebashkiak i Tiranës. Shkova të vizitoja Kopshtin Zoologjik, dhe pashë që edhe vendqëndrimin e luanit e kishin veshur me të njëjtat pllaka. E kishin vënë luanin në një situatë, që në asnjë xhungël nuk ishte vendosur specia e tij, sepse nuk ecte dot, rrëshqiste, ishte bërë gjysmë delfin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Kjo foto dhe situata që unë kujtova i përkasin kohës kur demokracia erdhi bashkë me pllakat nga Turqia”, tha Rama.