TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi raportin e ish-anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në. Përmes një postimi në Tëitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në. "Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s'të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s'ta lejon sekreti hetimor?" - shkruan Rama.
