Rama: Shëndetësia në kohën e PD për qamet! Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata

4 Mars 2021, 15:43 | Përditesimi: 4 Mars 2021, 15:43

TIRANË- Pas Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama është ndalur te Shëndetësia, një nga pikat më të forta, siç ai e ka cilësuar të qeverisë së tij. Kjo për shkak se sistemi shëndetësor nuk u gjet "gafil" nga pandemia e COVID, e ndërsa thotë se është shumë kurioz ta dinte se qeveria e atëhershme do e kishte përballuar luftën me këtë virus. Rama është shprehur se në kohën e PD-së, spitalet ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa thotë se tashmë ato janë godina me standarte europiane.

Sipas Kryeministrit denoncimet e forta të bëra nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Halim Kosova, treguan qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.

A mund t'u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë", tha ndër të tjera Kryeministri", nënvizioi Rama. 

Dy denoncime të forta ka bërë ish-ministri i Sali Berishës për shëndetësinë në fund të mandatit të dytë të PD-së në vitin 2013, Halim Kosova. Akuza të drejtuara ndaj 2 personazheve që janë sot ndër drejtuesit kryesorë të ekipit të Lulzim Bashës në PD dhe figura të rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit.

Mjeku Halim Kosova ka hedhur akuza të forta në drejtim të Tritan Shehut, që është aktualisht drejtues politik i PD në QArkun Gjirokastër, pasi akuzon se kur ai vetë drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e PD-së, Shehu ndërhyri te ai për një tender korruptiv me vlerë 500 mijë dollarë ilaçe për fëmijët me leucemi.

Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova teksa ka rrëfyer se si Genc Ruli, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në PD (qe ka perjashtuar Halim Kosova),  mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.

b.ha./Shqiptarja.com