Rama: Shengeni ballkanik e vetmja mundësi për hapjen e kufinjve mes Shqipërisë dhe Kosovës me dakordësinë e Serbisë

10 Nëntor 2019, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2019-11-10 17:00:59

Kryeministri Edi Rama sqaroi gjatë konferencës me gazetarët qëndrimin e Shqipërisë në Shengenin Ballkanik pavarësisht refuzimit të Kosovës për t'u bërë pjesë e saj. Rama tha se kjo është mundësia e vetme për hapje të kufinjve mes Shqipërisë dhe Kosovës me dakordësimin e Serbisë.

"Në këtë nismë ka vetëm një gjë të re dhe është ajo që kam ëndërruar dhe do vazhdoj të luftoj deri në fund që është heqja e kufinjve me Shqipërisë dhe Kosovës dhe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse këta janë kundër kësaj ta thonë. Të tjerat janë çështje mes gjashtë vendeve. Askush nuk mund ta kushtëzojë këtë nismë. Unë nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojnë të torturohen prodhuesit në kufinjtë fqinjë. Unë mendoj që nuk është politikë e mirë për Kosovën që të sulmohet qeveria e Shqipërisë, jo për mua sepse unë jam mësuar të jetoj në presionin e sulmeve qorre.

Nuk kemi marrë ndonjë nismë ta padakordësuar nga 6 vendet. Fakti është se kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk është një nismë për të shpikur ndonjë gjë të re. Këto janë qasje dritëshkurtra të atyre që bëjnë sikur nuk kuptojnë.   E bëj këtë për Shqipërinë dhe Kosovën. Vendet e tjera drejtohen nga të tjerë njerëz. Unë mendoj për Shqipërinë dhe Kosovën sepse mendoj që nëse heqim kufirin dhe realizojmë lëvijen e lirë të plotë gjë që nuk do mund ta bënim kurrë vetëm sepse të bllokojmë nga të katër anët, ne nuk jemi Amerika. Duhet të bëjmë gjërat me vizion dhe me dialog. Pa Serbinë në këtë proces nuk mund të hiqen kufinjtë", tha Rama.

    No videos found.