Rama: Shkodrën do ta fitojë PS-ja në 30 qershor dhe do ta bëjmë si Vlora

26 Prill 2019, 17:49

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit 'Bashkia që duam' është ndalur në Shkodër, ku ka deklaruar se drejtimin në 30 qershor do ta marrë PS-ja dhe do ta kthejë si Vlora me investime. "Më vjen mirë që jemi këtu sot në një moment të rëndësishëm që na ndanë shumë pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

Më vjen mirë, sepse më në fund do të na jepet mundësia që të bëjmë për Shkodrën shumë më tepër se kemi mundur që të bëjmë në kushtet që e kemi pasur të pamundur që të gjejmë një rrugë të arsyeshme bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës dhe për faktin se në bashkinë e Shkodrës drejtimin e ka marrë mungesa e vizionit, ideve dhe e një sensi përkatësie ndaj Shkodrës.

Një boshllëk që është mbushur me propagandë, llafe e politike, por nuk ka arritur që të adresojë shumë cështje. Më vjen mirë se ne kemi një ide si mund të zhvillohet më mirë dhe më shpjet Shkodra, të kanalizojmë më tepër investime. Për pak kohë nis rruga turistike e Thethit. Projektet e nisura për Liqenin do të vijojnë, ashti si kundër edhe në drejtim të duhur të gjitha projektet për zonat rurale.

Potenciali në qytet është i jashëzakonshëm për turizmin. Jam i bindur që shkodranët kanë qenë në Vlorë, e kanë parë në ditë të zezë, shkoni e shikoni tani dhe pyeteni veten, a doni që edhe Shkodra të bëhet si Vlora. Kjo ka një përgjigje, duhet që PS të drejtojë Shkodrën.

Në Shkodër ka njerëz të mirë, por e kanë syrin e mbyllur. Ata që kanë kaluar nga Topalli te Noka. Topallin e kemi pasur kundërshtare, nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por kur përballesh me atë ke të paktën kundërshtarë, por kur përballesh me Nokën ke një hu që nuk ka fermer që e përdor. Nuk e merr njeri për hu për gardhin se i rrëzon gardhin. Si mundet që PD në Shkodër ka marrë besimin qyl, edhe kur s'ka bërë punë, se në fakt ndonjë e ka bërë. Si mund t'u vihet demokratëve në ballë Flamur Noka?!" tha ai.

    No videos found.