Rama shkon në çadrat e tërmetit, pranë banorëve të prekur nga lëkundjet në Floq

5 Qershor 2019, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2019-06-05 22:07:06

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Floq, nga ku pa nga afër situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmetet që përfshinë Korçën disa ditë më parë.

Ai është takuar me disa banorë të cilët prej ditësh po qëndrojnë në çadra e ndërsa ka premtuar që shtëpitë e tyre do ndërtohen brenda verës.

"Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti. 
Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës"
, shkruan Rama.

Pasi është ndalur tek çadrat ku janë vendosur një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë ka shkuar në ambientet e shkollës ku ndodhet pjesa tjetër e banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta. Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.

    No videos found.