TIRANE-Këtë javë Këshilli i Ministrave do të miratojë projektligjin për amnistinë fiskale, ndërsa më pas do të kalojë për diskutime në Kuvend me objektivin për ta kaluar brenda muajit maj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot se kohëzgjatja e amnistisë parashikohet një vit me 3 fasha 4 mujore. Edi Rama njoftoi se në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%. Por nga kjo amnisti penale dhe fiskale do të përjashtohen disa kategori duke filluar nga politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët apo zyrtarë në rangje të larta të administratës. Por për kë do të jetë amnistia? Kreu i qeverisë sqaroi se amnistia fiskale do të jetë mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar për 30 vite në emigracion dhe nuk kanë mundur të depozitojnë kursimet e tyre për t’i ligjëruar.Një nismë me shumë rëndësi, që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të futeshim në këtë situatë befasie dhe që tani, jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Që brenda një afati, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë.
Fjala e plotë / Rama: Këtë javë qeveria miraton amnistinë fiskale, brenda majit e kalon parlamenti
No videos found.