Kryeministri Edi Rama ka theksuar se shpreson që të marrin fonde në NATO për të ndërtuar portin ushtarak dhe për të rritur mbrojtjen kibernetike.
"Ne do vazhdojmë ta rrisim buxhetin e mbrojtjes për të arritur në 2% e mirënjohur në afat. Nga ana tjetër, ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet tjetër. Shpresojmë t'i marrim disa fonde për të realizuar ëndrrën e portit ushtarak të NATO-s dhe për mbrojtjen kibernetike", tha Rama.