Rama: Shqipëria mirëpriti hebrejtë, emigrimi i shqiptarëve në BE dhe azili, shifra të papërfillshme

21 Maj 2019, 12:22

Rama është shprehur se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së ka rënë me 27% sipas raportit të fundit të institucioneve të Brukselit, po ashtu edhe azilkërkuesit me 32%. Kreu i qeverisë theksoi se falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme. 'Ne jemi të gjithë krenarë edhe për një tjetër faqe të historisë sonë, kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me më shumë hebrej pas luftës se para luftës, gjatë luftës hebrejtë migronin për t'u strehuar në Shqipëri. Asnjë hebre nuk humbi jetën dhe asnjë nuk iu dorëzua nazistëve. Ne jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një kohë ku duhet të japim kontributin tonë kundër emigrimit të paligjshëm në BE. Ky projekt sa ndihmë e madhe edhe sfidë prej ku vendi do të përfitojë në aspektin e reputacionit.

Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vijon që të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e 2018 të KE-së, në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme. E sigurt se vetëm bashkëpunimi mund ta bëjnë këtë sfidë komplekse të menaxhueshme. Me Kosovën realizojmë një menaxhim të integruar përmes pikave të përbashkëta të kalimit dhe faktikisht në Morinë që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes është reduktuar me 50% koha dhe është lehtësuar qarkullimi i mallrave në një proces që duam ta thellojmë edhe me vendet e tjera të rajonit
.'