Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Shqipëria, renditet në vendet që i është cenuar sigurua nga veprimtaritë e paligjshme të Iranit.
“Na është dashur të reagojmë ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit dhe interesave të sigurisë dhe mbetemi në krah të atyre vendeve, të cilat janë cenuar në sigurinë e tyre, qoftë në tokë, apo në det nga ai. Shqipëria është e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe nga aktivitete që shkaktojnë trazira të tij në raport me opozitën iraniane, komunitetin e opozitës iraniane të cilin e kemi mirëpritur me bujari në vendin tonë, pas masakrave të jashtëzakonshme që u janë nënshtruar në vende të tjera”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.